image Tahiri ia kërkon Kurtit rrogën për Fondin e Sigurisë, vë bast me mandatin e tij të deputetit për shumën që është mbledhur

Politikë

Tahiri ia kërkon Kurtit rrogën për Fondin e Sigurisë, vë bast me mandatin e tij të deputetit për shumën që është mbledhur

news image

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës ka folur rreth Fondit të Sigurisë të themeluar nga Qeveria për të ndihmuar ushtrinë e vendit.

Tahiri tha se kryeministri i vendit, Albin Kurti do të duhej ta ndante një pagë për këtë fond, derisa ishte i gatshëm të vënte bast me mandatin e tij të deputetit se “nuk janë mbledhur as 2 milionë euro”.

Gjatë fjalimit të tij ai tha se “ju kujtohet.. Qe po ju them. Kur erdhën vaksinat, kryeministri shumë mirë, dha shembull, i pari shkoi dhe e mori vaksinën. Në rregull është. Pati kritikë, pati që thanë ‘shumë mirë’.. OK. Por kur u themelua Fondi, do të duhej me qenë prapë një simbol, do të duhej prapë kryeministri i Republikës së Kosovës me e dhënë rrogën i pari edhe me thënë ‘unë, së bashku me kabinetin tim qeveritar, pagat e prillit do t’i derdhim të gjithë në Fondin e Sigurisë’. Nuk e bëtë”.

Ai tha se kanë pritur angazhim më të madh parlamentar prej mazhorancës, derisa tutje iu drejtua pozitës duke thënë se “ju shkuar hala ma keq”. E klasifikuat, e bëtë sekret”.

Më tej, ai u shpreh i bindur se në këtë fond nuk janë mbledhur më shumë sesa 2 milionë euro.

“Dhe sot, kur kanë shkuar rreth 75 ditë unë jam i bindur – dhe nëse s’del kështu, unë po vë bast dhe po e lë mandatin e deputetit – nëse kanë kalu mbi 2 milionë euro, nëse janë dhënë mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë deri sot kur po flasim, deri në këto momente, unë e lë mandatin tim. Sepse as 2 milionë euro nuk keni arritë me i mbledhë”, tha Tahiri.

“Kënd do ta fajësoni? Shoqërinë a?”, shtoi ai.

Sipas tij, shumica që thotë se është mbledhur për Fondin e Sigurisë “është një marre e madhe”.

“Do të duhej minimumi 20 milionë euro me u mbledhë”, tha Tahiri.

/GazetaSinjali/