Opozita ka lëshuar sallën e Kuvendit derisa kryeministri Albin Kurti po e mbante fjalimin e tij me rastin e 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Pas këtij veprimi ka folur para mediave, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se seanca solemne e sotme u kthye në seancë abuzimi.
Tahiri tha se ky veprim ishte një porosi për Kurtin, që të mos abuzohet në një ditë kaq të rëndësishme.
“Vendim politik për t’i dhënë porosi që të mos abuzohet në ditën më të rëndësishme, shpalljen e pavarësisë. Seanca solemne u kthye në seancë abuzimi. Nuk ishte e planifikuar. Një seancë të jetë kështu, sepse seancat e tilla e kanë vetëm një qëllim, shprehjen e falënderimit për të gjithë ata që e mundësuan lirinë dhe shpalljen e pavarësisë. “