image Tahiri: Haradinaj nuk e takoi për qejf Radoiçiqin por për politikë

Politikë

Tahiri: Haradinaj nuk e takoi për qejf Radoiçiqin por për politikë

news image

Shefi i Grupi Paralamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk është takuar për qejf me Radojiçiqin, por për shkak të politikës.

Tahiri në RTV Dukagjini tha se në atë kohë Haradinaj ishte kryeministër dhe i ka takuar të gjithë politikanët, madje edhe ata të Listës Serbe.

Zotëri Haradinaj, kur e ka takuar përfaqësuesin e Listës Serbe e ka takuar në zyrën e tij, kurrkush nuk e ka shty me zor ta bëj atë fotografi e me qit. Ka mujt me mbajt atë takim edhe me mbyll takimin. Ai i ka takuar të gjithë politikanët, por nuk i kanë vendosur fotografitë, e ka takuar se është përfaqësues i një partie politike. Ramush Haradinaj tybe nuk e ka taku Milan Radoiçiqin, se i ka tre vëllezër në varr, nja shtatë plagë në trup edhe nja shtatë vjet në burg, jo për tendera, por për luftë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tybe për qejf nuk është takuar me Milan Radoiçiqin, e as për biznes as për kurrgjë. Për politikë, sepse kemi qenë në Qeveri, siç është sot me Listën Serbe Albin Kurti, e ka Goran Rakiqin ministër të vet, sot votojnë Lista Serbe me shumicën parlamentare, veç të kuptohemi”, tha Tahiri.

Milan Radoiçiq është një nga 13 serbët që u sanksionua nga Thesari amerikan, nën pretendimin se kanë kryer veprimtari të jashtëligjshme. Ai u prit nga Haradinaj në vitin 2018, si nënkryetar i Listës Serbe, gjë që nxiti shumë reagime.

/GazetaSinjali/