image Tadiq-Vuçiqit: E interperetove vendimi e GJND-së sikur ata që përkrahin pavarësinë e Kosovës

Rajon

Tadiq-Vuçiqit: E interperetove vendimi e GJND-së sikur ata që përkrahin pavarësinë e Kosovës

news image

Njeriu i cili e drejtoi shtetin serb nga viti 2004 deri më 2012, Boris Tadiq, ka reaguar ashpër kundër presidentit aktual serb, Aleksander Vuçiq, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se ky i fundit ka interpretuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), në përputhje me interesat e atyre që avokojnë për Kosovën e pavarur dhe jo në përputhje me interesat e Serbisë.

Tadiq tutje ka shkruar se qeveria aktuale serbe po kërcënon integritetin territorial serb, për një dekadë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vuçiq tani për të disatën herë e ka interpretuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në përputhje me interesat e atyre që avokojnë për Kosovën e pavarur dhe jo në përputhje me interesat e Serbisë. Kjo qeveri është e njohur për kërcënimin ndaj integritetit territorial të Serbisë për një dekadë. Veçanërisht e pakuptimtë është pretendimi i tij që problemi është te fjalitë jokorrekte në pyetje. Rezultati do të ishte i njëjtë nëse pyetja do të bëhej në këtë mënyrë siç e kishte formuluar Vuçiq tani dhe gjykata do ta kishte shmangur përgjigjen“, ka shkruar Tadiq

Tadiq po ashtu tha se të pretendosh të kundërtën është populizëm i pastër dhe i rrezikshëm.

/GazetaSinjali/