Ulefone pritet të lansojë së shpejti tabletin e ri Tab A9 Pro, së bashku me versionin për fëmijë, Tab A9 Pro Kids.
Pajisja do të fuqizohet nga procesori Helio G91, do të vijë me Android 15 si sistem operativ, 4GB RAM LPDDR4X dhe 128GB memorie UFS 2.1, e zgjerueshme deri në 2TB përmes microSD.
Ekrani i tabletit është 8.68 inç me rezolucion 1,340×800 pikselë, 90Hz refresh rate dhe ndriçim maksimal prej 400 nits, duke ofruar gjithashtu mbështetje Widevine L1 për transmetime 1080p.
Për fotot dhe videot kujdesen një kamerë kryesore 12MP (Sony IMX363), një kamerë 13MP ultra-wide (Samsung) me kënd 136.5° dhe një kamerë frontale 8MP.
Bateria ka kapacitet prej 5,040 mAh dhe mbështet karikim të shpejtë 18W përmes portës USB-C.
Tableti vjen gjithashtu me LTE, altoparlantë stereo dhe një hyrje 3.5mm për kufje. Me këtë kombinim specifikash, Tab A9 Pro synon të ofrojë një balancë ideale mes performancës dhe çmimit të arsyeshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!