Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Në këto raste jo rrallëherë përfshihen prindërit me fëmijët e tyre. Kështu ndodhi edhe së fundmi në një familje në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se këtë herë në sherr janë përfshirë nënë e bijë, të cilat përfunduan në prangat e Policisë.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarat fillimisht kanë pasur një konflikt verbal mes tyre pasi vajza ishte larguar nga shtëpia dhe nëna kishte vendosur që mos ta lejojë më të kthehet.
Sipas informacioneve të para, mosmarrëveshja ka eskaluar më kërcënime dhe mesazhe si “Do ta kalli shpirtin”.
Pasi Policia është vënë në dijeni për incidentin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Nëna dhe vajza janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.
Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të prokurorit, të dyja janë dërguar në mbajtje.