image "Ta fus plumb në kokë"/ Kolona dasmore mollë sherri

Siguri

“Ta fus plumb në kokë”/ Kolona dasmore mollë sherri

news image

Kosovarët si ‘merakli të dasmave’, përveç përdorimit të armëve në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar, kolonat e veturave po ashtu po u shkaktojnë telashe qytetarëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një rast i kanosjes ka ndodhur me 10 gusht rreth orës 16:00 në fshatin Duhël të Suharekës.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur kur një person përderisa ishte duke shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Duhël, afër shtëpisë së tij kishte hasur në një kolonë të dasmorëve që ishin ndalur para dyerve të shtëpisë së tij.

Ai kishte dalur nga vetura për ti kërkuar vozitësit të automjetit me targa të huaja që të ia lirojë rrugën për të hyrë në shtëpi. Mirëpo shoferi i automjetit me të dalë nga vetura kishte filluar ta ofendojë të njëjtin ku me një moment kishte shfaqur edhe armën në brez duke e kërcënuar me fjalët “ta fus plumb në kokë”.

Sinjali mëson se i dyshuari është identifikuar nga policia si dhe i njëjti është intervistuar ku edhe ka pranuar se ka pasur një mosmarrëveshje me ankuesin por ka mohuar se ka ekspozuar armën.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Kanosje”.

/GazetaSinjali/