image Szunyog përgëzon deputetë për ratifikimin e tri marrëveshjeve: Urime Kosovë

Politikë

Szunyog përgëzon deputetë për ratifikimin e tri marrëveshjeve: Urime Kosovë

news image

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përgëzuar Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i Procesit të Berlinit.

“Urime Kosovës që ratifikoi ndër të parat tre marrëveshjet e Procesit të Berlinit me një mbështetje të madhe në Kuvend” ka shkruar Szunyog në Twitter.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, atë për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

/GazetaSinjali/