Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë vizitës së tij në Mitrovicën Veriore ka deklaruar se energjia elektrike duhet të paguhet nga të gjithë qytetarët e vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
Szunyog ka shtuar se po punohet me të gjitha palët që të arrihet një zgjidhje për këtë çështje.
“Sa i përket energjisë elektrike, mendoj që është mirë të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme sa më parë të jetë e mundur, e cila në njërën anë do të siguronte furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe në anën tjetër të paguhet për të, sepse kjo është diçka krejt normale për njerëzit që t’i përmbushin obligimet tatimore. Ne po punojmë me të gjitha palët që ta arrijmë këtë zgjidhje dhe besoj se jemi në rrugën e duhur”, ka deklaruar ai. /Gazeta Sinjali/