image Szholz: Gjermania e ka përgjegjësi historike sigurinë e Izraelit

Evropë

Szholz: Gjermania e ka përgjegjësi historike sigurinë e Izraelit

news image

Gjermania i ka ofruar ndihmë ushtarake Izraelit duke premtuar se do ta thyejë mbështetjen për Hamasin pas sulmin në Izrael.

Kancelari Olaf Scholz e ka theksuar përgjegjësinë historike të Gjermanisë për sigurinë e Izraelit.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se e aprovon kërkesën e Izraelit për t’i përdorur dy dronë luftarakë që i janë dhënë nga Gjermania. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë se Izraeli ka kërkuar municion, një kërkesë që do të diskutohet tani, raportoi AP.

Scholz i ka thënë parlamentit gjerman se i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që ta informojë Gjermaninë për çdo nevojë, “për shembull trajtimin e të lënduarve”.

“Në këtë moment, ka vetëm një vend për Gjermaninë – vendi krah Izraelit”, tha ai. “Historia jonë, përgjegjësia jonë që vjen nga Holokausti, e bën detyrë të përhershme për ne të qëndrojmë për sigurinë e shtetit të Izraelit”.

/GazetaSinjali/