image Sylvinho lë jashtë 4 lojtarë nga lista për ndeshjen Shqipëri–Serbi

Futboll

Sylvinho lë jashtë 4 lojtarë nga lista për ndeshjen Shqipëri–Serbi

news image

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka bërë zgjedhjet për ndeshjen e sotme ndaj Serbisë, duke përjashtuar katër futbollistë nga lista zyrtare prej 27 emrash, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të rregullores së UEFA-s, vetëm 23 lojtarë lejohen në protokoll, ndërsa jashtë kanë mbetur Mario Dajsinani, Medon Berisha, Adrian Bajrami dhe Adrion Pajaziti.

Mungesa e Berishës dhe Pajazitit konsiderohet surprizë, pasi të dy kanë qenë aktivë në ndeshjet e kaluara.

Ndeshja luhet sonte në orën 20:45 dhe ka rëndësi të madhe për kualifikueset e Botërorit 2026.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/