Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, në konferencën që mbajti sot, ku tha se duhet të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale.
Syla ka thënë se Kurti sipas tij e ka tepruar me kërcënime dhe se “koha e dikatorëve ka kaluar”.
“Shoku Kurti sikur e ke tepru me kërcënime dhe shantazhe ndaj emrit Dr. B. Syla, por po ju rikujtoj: “KOHA E DIKTATORËVE KA KALUAR dhe çdo tendencë e jotja do të dështoj”, ka shkruar ai.
Syla ka bërë të ditur se do të kontaktojë me përfaqësues ambasadave të huaja dhe të shteteve të QUINT-it në Kosovë, të cilëve do t’u thotë se kryeministri Albin Kurti është duke i kërcënuar udhëheqësit e sindikatave.
Ndërsa për Klan Kosova ai ka thënë se nga nesër do t’i lajmërojë të gjithë përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë dhe shtetet e QUINT-it për siç thotë ai, këtë kërcënim që ka bërë Kurti.