image Sveçla tregon nëse Haradinaj e shau Kurtin pas takimit të kryeministrit me liderët opozitar

Politikë

Sveçla tregon nëse Haradinaj e shau Kurtin pas takimit të kryeministrit me liderët opozitar

news image

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se nuk e ka dëgjuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj të shajë gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti me opozitën, siç është raportuar.

Sveçla ka thënë se ai ishte i revoltuar, por sipas tij nuk e kishte dëgjuar nëse kishte ofenduar.

“Për që ka dalë i revoltuar, është e vërtetë, për që ka sharë nuk e kam dëgju. Dhe nuk merrem me këto gjëra, thënë të drejtën”, ka thënë Sveçla në “DPT te Fidani”.

Sveçla ka përmendur edhe një akuzë nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi që është sharë e kërcënuar nga shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e fundit të Kuvendit.

Sveçla ka kërkuar Prokuroria dhe Policia të hapin rast hetimi ndaj Tahirit.

“Ne e dëgjuam dje kur Abelard Tahiri e kërcënoi zëvendëskryministrin e Qeverisë. Unë s’kam qenë aty, por ka pasur dëshmitarë. Prokuroria e Policia e Kosovës duhet të hapin rast”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se politikanët nuk duhet të merren me thashetheme, por me tema zhvillimore.

Ai ka kërkuar mobilizim në raport me Serbinë.

“Shumë më shumë po flasim çfarë tha ai e çfarë tha ky. Të merremi me zhvillim. Të mobilizohemi të gjithë që sidomos në raport me Serbinë, të jemi unik”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/