Ushtruesi i detyrës në ministrinë e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se autoritetet e Kosovës kanë nisur hetimet në lidhje me pretendimet e Pacollit, i cili tha se militantë të VV-së e kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij.
Ai u shpreh se kreu i AKR-së do të merret në pyetje mbi pretendimet e tij, sapo të kthehet nga Zvicra.
“Po, patjetër, ne kemi filluar hetim këtu. Po sa Pacolli të kthehet nga Zvicra, sigurisht që njësitë e anti-terrorit do të marrin të gjithë informatat , indicet që ai disponon për të ashtuquajturin të sulmin terrorist shtetëror. Unë besoj se Pacolli do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve”, theksoi ai në Ilva Now./ Gazeta Sinjali/