image Sveçla thirrje Beogradit: Tërhiquni nga këto sulme terroriste, nuk do t'i lejojmë të kenë sukses

Politikë

Sveçla thirrje Beogradit: Tërhiquni nga këto sulme terroriste, nuk do t’i lejojmë të kenë sukses

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha kanë mbajtur një konferencë për media, ku dhanë detaje për rastin e mbrëmshëm në Zveçan, raporton Gazeta Sinjali.

Sveçla tha se granatat e dorës të cilat janë gjetur dje janë prodhim i vitit 2021 dhe nuk janë mbetje të luftës, ndërsa shtoi se doza e dhunës dhe e kriminalitetit veçse po rritet dhe bandat kriminale serbe veçse janë shndërruar në organizime terroriste.

“Veprimet profesionale dhe puna serioze e Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Intelegjencës shmangën një sulm të planifikuar terrorist ndaj Republikës së Kosovës. Të dashur qytetarë, siç jeni njoftuar mbrëmë është identifikuar një makinë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Zveçanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimit, mjeteve eksplozive dhe monicioneve të ndryshme, ku janë gjetur edhe shenja me simbole të informacionit ilegal-kriminal e terrorist “Brigada e veriut” e shenja dalluese të njësive ruse”, tha Sveçla.

Sipas Sveçlës, e gjithë kjo është edhe një dëshmi e rradhës që presidenti Vuçiq përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizoj Kosovën.

“Këto mjete kishin për qëllim realizimin e  sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. E gjithë kjo është edhe një dëshmi e rradhës që presidenti Vuçiq përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizoj vendin tonë. Ky rast konfirmon informacionet e pranuara në Institucionet e sigurisë së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë jane future në Kosovë vetura dhe automjee të tjera me armatime ushtarake”, tha ai.

Sveçla shtoi se kontigjenti i armëve të kontrabanduara në Kosovë është më i madh se kaq, teksa shtoi se vetura e cila u gjet është pronë e institucioneve të shtetit të Serbisë.

/GazetaSinjali/