Përmes ceremonisë së dorëzim-pranimit, Bajram Gecaj, ish-shefi i kabinetit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, ia ka dorëzuar detyrën e ministrit, Xhelal Sveçlës, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këtë rast, Gecaj e ka njoftuar Sveçlën për sfidat e mëdha në fushën e sigurisë.
Ndërkaq, ministri i ri i Punëve të Brendshme u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë në adresimin e tyre në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/