Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për aksionin e Krimeve Ekonomike që u zhvillua sot edhe te Ministria e Bujqësisë, ku u arrestuan disa zyrtarë.
Sveçla ka thënë “subvencionet u takojnë bujqve”, derisa ka shtuar po ashtu se “luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së!”
Postimi i tij i plotë:
Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së!
Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë.
Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare.
Subvencionet u takojnë bujqve.