Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme ka thënë se Kosova ka Policinë më të vjetër në rajon dhe pritet që në Kuvend të shkojë Ligji për Pensionim të Parakohshëm të policëve, transmeton Gazeta Sinjali.
“Me këtë ligj do të afektohen rreth 2 mijë policë“, tha ai.
Tutje ai në KALLXO ka sqaruar se si parashihet të rregullohet ligji.
“Një zyrtar policor i cili mbush 55 vjet kalon në pensionim të parakohshëm llogaritet diku rreth 60% të rrogës e merr si pension”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/