Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar si shumë të mirë menaxhimin e situatës me koronavirus në rrafshin e sigurisë.
Ai ka thënë se policët tashmë janë duke punuar me orar të zgjatur, shkruan Gazeta Sinjali.
“Policët tashmë janë duke punuar me orar 12-orësh”, ka thënë Sveçla në RTV Dukagjini.
Ai ka përmendur edhe 300 eurot shtesë që do t’i ndahen psi bonus secilit polic. /Gazeta Sinjali/