image Sveçla për propozimin franko-gjerman: Duhet njohja reciproke, Evropa të jetë më e prerë me Serbinë

Politikë

Sveçla për propozimin franko-gjerman: Duhet njohja reciproke, Evropa të jetë më e prerë me Serbinë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla thotë se Kosova e mirëpret angazhimin dhe propozimet e aleatëve të saj, por njohja reciproke është kërkesa themelore e Kosovës.

“Ka iniciativa të ndryshme. Unë besoj se çdo iniciativë e aleatëve tanë, me të cilët bashkëpunojmë ngushtë, është i mirëseardhur, gjithmonë duke pasur parasysh atë që për ne është kërkesa themelore: njohja reciproke në qendër”, tha Sveçla.

“Kosova në Kombet e Bashkuara duke marrë njohjen e Serbisë dhe ndërtimin e raporteve fqinjësore” -këto janë elementet e modelit, që Sveçla beson se është e duhura për Kosovën.

“Ajo do të mund të ishte ndoshta një inicativë e tyre, e cila mbetet si fillestare, por ne jemi të bindur që Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, pjesë e Kombeve të Bashkuara, por edhe njohja reciproke, ku ne do të mund të fillonim një ndërtim të raporteve fqinjësore”, thotë Svelça.

Sipas tij, marrëveshja që mbyllet me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë është ajo që i duhet rajonit.

“Rajonit nuk i duhet një marrëveshje, e cila pastaj sjell ngërçe të reja”, tha ai për A2CNN.

Sveçla shton se ka ardhur koha që Evropa të jetë me e prerë me Serbinë.

“Ne e mirëpresim rolin edhe të BE-së, edhe SHBA-së. Kemi pasur vazhdimisht ndihmesë nga ta. Por, po ashtu, jam i bindur se është koha që Evropa të jetë më e prerë në raport me Serbinë dhe me rajonin në përgjithësi”, thotë Sveçla.

/GazetaSinjali/