image Sveçla: Një shërbim aleat inicioi aksionin e sotëm, ishte në koordinim me ndërkombëtarët

Politikë

Sveçla: Një shërbim aleat inicioi aksionin e sotëm, ishte në koordinim me ndërkombëtarët

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një konferencë për media ka thënë se aksioni i sotëm në veri të Mitrovicës kundër kontrabandës së mallrave, është iniciuar nga një shërbim aleat, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është një shërbim aleat që ka iniciuar këtë rast dhe kemi bashkëpunuar me ndërkombëtarët. Nuk bëhet fjalë për ndonjë aktivitet drejtuar komunitetit serb në Kosovë. Pronari i barnatores ku ka pasur kontrabandë të niveleve të larta dhe ku hetuesit janë sulmuar, është shqiptar që është në kërkim. Nuk mundet as Vuçiq e as askush ta mbrojë Besim Zeqirin nga ligji i Republikës së Kosovës. Është barnatorja se ka ndodhur 20 metra në këtë anë apo këtë anë është irelevante. Ne do të vazhdojmë në zbatimin e ligjit kudo në Kosovë”.

Pasi situatës në veri pati reagime të shumta, ndër ta ishte edhe Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, ku situatën e quajti të papranueshme, aksione të njëanshme dhe të pakoordinuara.

/GazetaSinjali/