Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nëse sonte Serbia në orën 24:00 nuk e ndërpret lëshimin e fletave të hyrje-daljeve për kosovarët, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë që hyn në vendin tonë.
Sveçla thotë se nëse kjo nuk do të vihet në funksion, atëherë Kosova do të jetë e gatshme për reagim.
“Këtu është vetëm një opsion, por normalisht do të ketë reagim nga ana jonë nëse ai opsion nuk vihet në funksion. D.m.th. largimi i këtyre fletë hyrjeve daljeve, sipas informative që kemi dhe duke pasur parasysh edhe vendosjen e këtyre panove, në orën 24:00, Serbia do t’i ndërpresë lëshimin e këtyre fletë hyrjeve daljeve.
Nëse ajo nuk i ndërpret, natyrisht që ne jemi të gatshëm të vendosim flet hyrje dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë”, tha Sveçla në RTK.
/GazetaSinjali/