image Sveçla monitoron zbatimin e marrëveshjes për stikersat për targa

Politikë

Sveçla monitoron zbatimin e marrëveshjes për stikersat për targa

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot pikë kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinje, për të parë nga afër fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikersave, transmeton Gazeta Sinjali

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi nga MPB-ja ku është theksuar se zbatimi i marrëveshjes ka filluar pa asnjë problem në nivel vendi dhe në të gjitha pikat kufitare

“Vlen të potencohet se zbatimi i marrëveshjes ka filluar pa asnjë problem në nivel vendi dhe në të gjitha pikat kufitare dhe për këtë Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të kujdesen që zbatimi të vazhdojë në këtë formë”, shkruhet në njoftim.

Gjatë kësaj vizite u kërkua që Policia e Kosovës të vazhdojë me angazhime konkrete në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë, parandalimin e krimit ndërkufitar dhe kontrabandës, si dhe mundësimin e qarkullimit e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave,  e në veçanti për kufij të hapur,  mirë të kontrolluar dhe të sigurt. /Gazeta Sinjali/