Pas vrasjes tragjike që ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Pejë, ku kanë mbetur të vrarë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga PDK, Blerand Kadrijaj ka reaguar ministri Xhelal Sveçla.
Ai ka thënë se i plagosuri është arrestuar. Siç mëson Sinjali i plagosur është vëllai i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.
“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar
Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët
Familjeve të të vrarëve iu shpeh ngushllimet e sinqerta”, ka shkruar ai në Facebook.
Sinjali ka mësuar që të vrarët janë kandidati për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, dhe i plagosur dyshohet se ka mbetur vëllau i Astrit Ademaj. /Gazeta Sinjali/