image Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet, po koordinohemi me AKI-në

Siguri

Sveçla: I bëj ultimatum vrasësit të dorëzohet, po koordinohemi me AKI-në

news image

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, u ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione për sulmin e mbrëmshëm në Gllogjan të bashkëpunojë me policinë.

Ai në një konferencë për media ka thënë se të gjitha kapacitetet shtetërore janë në dispozicion për zbulimin e këtij rasti.

Unë jam kthyer në Kosovë dhe kam ardhë drejt në Deçan për ta takuar policinë dhe prokurorët e rastit për t’i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për zbardhjen e rastit. Dua t’i bëj ftesë qytetarëve që për çfarëdo informacioni t’i drejtohen prokurorisë dhe policisë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë”, tha ai.

Ai i ka dhënë ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse sipas tij, për çdo ditë ai i rëndon të tjerët.

“Ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale. Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti. Tash kemi informacione të ndryshme në rrugë të ndryshme të cilat policia e Kosovës është duke I trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që po hetohen”, tha Sveçla.

Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë speciale, prokurorin e rastit si dhe sipas tij kanë koordinim me AKI-në që rasti të zbulohet sa më parë dhe vrasësi të vihet para drejtësisë.

Kujtojmë që në sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në Gllogjan, humbën jetën tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa u lëndua një nxënës i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetë.

/GazetaSinjali/