image Sveçla: Do të shohim mundësinë që shoferi i dyshuar të transferohet në Kosovë

Drejtësi

Sveçla: Do të shohim mundësinë që shoferi i dyshuar të transferohet në Kosovë

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë kthyer në Prishtinë së bashku me 27 bashkatdhetarët që i shpëtuan aksidentit tragjik të së dielës, në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Sinjali.

Pas mbërritjes në aeroport, dy ministrat janë duke e mbajtur një konferencë për media.

Para gazetarëve, Sveçla tha se do të shohin mundësinë e një marrëveshje të veçantë për ekstradimin e shoferit të dyshuar për shkaktimin e aksidentit tragjik, pasi që Kosova dhe Kroacia nuk kanë një marrëveshje të përgjithshme të ekstradimit.

“Do të shohim për një marrëveshje të veçantë. Do të shohim mundësitë që ai të transferohet për në Kosovë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/