Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.
“Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës. I njejti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.”