image Suspendohet zyrtari i Mbrojtjes së Afërt i dyshuar për kanosjen e dy policëve, ndalohet për 48 orë

Siguri

Suspendohet zyrtari i Mbrojtjes së Afërt i dyshuar për kanosjen e dy policëve, ndalohet për 48 orë

news image

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë. Incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari është zyrtar i njësisë për Mbrojtje të Afërt dhe rasti ndodhi derisa i njëjti ishte jashtë detyrës zyrtare.

Lidhur me rastin, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Dyshohet se kanosja ka ndodhur  pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.” – thuhet në njoftimin e IPK-së.

/GazetaSinjali/