image Suspendohet profesori i UP-së, Bekim Bejta

Arsim

Suspendohet profesori i UP-së, Bekim Bejta

news image

Me shumicë votash pro, senati i UP-së ka vendosur për suspendimin e profesorit Bekim Bejta nga procesi mësimor dhe nga të gjitha aktivitetet akademike në Universitetin e Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur Lëvizja Studentore “Studim Kritikë Veprim”.

“Të nderuar studentë, sot me shumicë votash për, Bekim Bejta u suspendua nga Universiteti i Prishtinës për 6 muaj. Pikërisht në 13 vjetorin e themelimit të SKV-së, studentët senatorë nga radhët e lëvizjes sonë studentore votuan për suspendimin e Bejtës”, thuhet në njoftim.

Për suspendimin e Bejtës ka njoftuar edhe Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë.

/GazetaSinjali/