image Suspendohet polici që plagosi dy persona në Dragash

Drejtësi

Suspendohet polici që plagosi dy persona në Dragash

news image

Është suspenduar për 48 orë polici që plagosi dy persona në Dragash gjatë mbrëmjes së sotme, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e konfirmoi për Sinjalin zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Është suspendu menjëherë zyrtari policor për 48 orë. IPK dhe prokurori do të vendosin për procedurat e mëtejme”, ka thënë Osmanollaj.

Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për policin Fadil Kadriaj që kishte plagosur dy persona në Dragash.

Sinjali mësoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Glloboqicë të kësaj komune.

Sipas policisë së Kosovës deri tek ngjarja ka ardhur pas një mosmarrëveshje që kishte i dyshuari me viktimat. Ende nuk dihet se për çfarë mosmarrëveshje bëhet fjalë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/Gazeta Sinjali/