image Suspendohet mjeku në QKMF në Lipjan: Gënjeu pacientin se EKG-ja është jashtë funksionit

Shëndetësi

Suspendohet mjeku në QKMF në Lipjan: Gënjeu pacientin se EKG-ja është jashtë funksionit

news image

Mjeku Faruk Gashi është suspenduar nga puna për shkak se është parë në disa pamje duke i thënë një të moshuari i cili kishte dhimbje në gjoks se EKG-ja nuk funksionon.

Lajmin e ka bërë të ditur komuna e Lipjanit, ku Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan kanë konstatuar se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, raporton Gazeta Sinjali.

“Suspendimi është bërë me nën dyshimet për neglizhencë dhe papërgjegjësisë, kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftim.

Në disa pamje të publikuara gjatë ditës së sotme dëgjohej mjeku duke i thënë pacientit se është veç mjek, të tjerët duhet të sjellin një EKG të re, raporton Klan Kosova.

“As nuk jam drejtor as shef, jam veç mjek, ata e kanë përgjegjësi me pru EKG të re, nuk është përgjegjësi e imja”, dëgjohet duke thënë mjeku.

Njoftimi i plotë:

Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Shkelzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm.

Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit.

Ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore. Askush nuk do të tolerohet që për arsyeje të neglizhencës, papërgjegjësisë ose arsyeje tjera të sillet papërgjegjshëm ndaj pacientëve. /GazetaSinjali/