image Suspendohet komandanti i nënstacionit policor në Gorazhdec të Pejës, ky është dyshimi që rëndon mbi të

Siguri

Suspendohet komandanti i nënstacionit policor në Gorazhdec të Pejës, ky është dyshimi që rëndon mbi të

news image

Komandanti i nënstacionit policor në Gorazhdec të Pejës është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se zyrtari policor i suspenduar (emër i njohur për redaksinë) po dyshohet për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sipas të njëjtave burime, komandanti i këtij nënstacioni ka gradën e togerit.

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

/GazetaSinjali/