image Suspendohen katër zyrtarë policorë në Pejë, u kapën duke luajtur me letra bixhozi

Siguri

Suspendohen katër zyrtarë policorë në Pejë, u kapën duke luajtur me letra bixhozi

news image

Sonte në orët e vona, në bazën e Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Pejë, gjatë një inspektimi nga Njësia Inspektuese, një rreshter dhe tre zyrtarë policorë janë hasur duke luajtur me letra bixhozi, mëson Gazeta Sinjali. 

Si rezultat i këtij moskoncentrimi në punë, është urdhëruar masa e suspendimit ndaj katër zyrtarëve policorë (emra të njohur për redaksinë). 

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë, duke njoftuar se masa e suspendimit është urdhëruar në afat prej 72 orësh./Gazeta Sinjali/