Gazeta Sinjali ka marr vesh nga burimet se Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy policë lidhur me rastin e sulmit të armatosur në një lokal nate në Prishtinë.
Policët e suspenduar, emra të njohur për redaksinë, dyshohet se kanë qenë të pranishëm në momentin e të shtënave, por nuk kanë ndërmarr asgjë dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Dyshohet se policët e suspenduar janë pjestarë të Njësisë Speciale me inicialet I. H. dhe G. P. emra të njohur për redaksinë.
Sipas informacioneve të Gazetës Sinjali, ata madje dyshohet se kanë qenë duke punuar jashtë detyrës zyrtare, në sigurim të lokalit.
Në konfliktin e armatosur kishin qenë të përfshirë pjestarët e Grupit të ashtuquajtur të “Llepotës” dhe sigurimi i lokalit.
Në këtë konflikt kishin mbetur të plagosur katër persona, pjestarë të sigurimit të lokalit.
Deri më tash policia ka arrestuar katër të dyshuar nga grupi i armatosur i udhëhequr nga Astrit Mehmeti I njohur me nofkën “Llepota”. Dy prej të dyshuarve janë kapur mbrëmë nga policia. /Gazeta Sinjali/