image Suspendohen 6 policë, nuk reaguan si duhet gjatë një rrahje masive në Veri

Siguri

Suspendohen 6 policë, nuk reaguan si duhet gjatë një rrahje masive në Veri

news image

Mosintervenimi i duhur në një rrahje dje pasdite në rrugën “Mbreti Petër” në Mitrovicën e Veriut u ka kushtuar shumë disa zyrtarëve policorë.

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut i ka suspenduar 6 zyrtarë policorë, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor me gradën e kapitenit.

Ky vendim ka ardhur pasi ekziston dyshimi se zyrtarët policorë kanë dështuar të reagojnë bazuar në autorizimet e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike dhe nuk kanë reaguar në nivelin e duhur profesional në këtë incident.

Lidhur me rastin është i njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. Hetuesit e IPK-së në përputhje me autorizimet ligjore kanë filluar një procedurë hetimore preliminare në koordinim edhe me Prokurorinë.

Ndërkohë, të dyshuarit e përfshirë në këtë rrahje janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali