Trajneri gjerman Jurgen Klopp i ka dhënë fund pushimit nga futbolli dhe pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka raportuar se Klopp ka pranuar ofertën për të marrë drejtimin e përfaqësueses gjermane.
“Klopp ka pranuar ta marrë drejtimin; detajet e kontratës afatgjatë, projekti dhe largimi nga RB Group janë ende në diskutim, por ai do të jetë trajneri i ri”, ka shkruar Romano në platformën X, transmeton Sinjali.
Klopp ishte larguar nga Liverpooli pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe kishte njoftuar se do të bënte një pushim nga puna si trajner. Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, ai është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në krye të Kombëtares së Gjermanisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!