Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit për mbylljen e pesë shkollave në Komunën e Kamenicës në kuadër të reformës në arsim që ishte implementuar sa ishte kryetar Qëndron Kastrati, shkolla të cilat ishin hapur pastaj nga kryetari aktual i Komunës, Kadri Rahimaj.
Pesë shkollat që i kishte mbyllur Qëndron Kastrati në Kamenicë, në kuadër të reformës për arsim, e të cilat ishin rihapur nga kryetari aktual i Komunës, Kadri Rahimaj, do të duhet të mbyllen sërish.
Kjo pasi Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit për mbylljen e shkollave, duke i dhënë të drejtë Kastratit.