image Supremja fillon rikthimin e punëtorëve të KEDS-it në punë

Kosovë

Supremja fillon rikthimin e punëtorëve të KEDS-it në punë

news image

Gjykata Supreme e Republikë së Kosovës ka filluar rikthimin e punëtorëve të KEDS-KESCO në vendet e tyre të punës, ku ka qenë duke punuar para largimit.

Kështu ka bërë të ditur Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova përmes një postimi në Facebook, duke kërkuar që ky aktvendim i Supremës të respektohet në tërësi.

“E përgëzojmë gjykatën për fillimin e kthimit të punëtorëve në vendet e tyre të punës të larguar padrejtësisht nga puna. Njëkohësisht kërkojmë nga KEDS-KESCO, që ta respektojë Aktgjykimin e Gjykatë Supreme në tërësi, duke i kthyer punëtorët në vendet e tyre ku kanë qenë duke punuar para largimit”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Sipas kësaj sindikate, protestat e tyre në mbrojtje të punëtorëve kanë qenë të drejta dhe të domosdoshme./Gazeta Sinjali/