image Superliga në futboll vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Futboll

Superliga në futboll vazhdon sot me dy ndeshje interesante

news image

Xhiro e 10-të e Albi Mall Superligës 2024-25 vazhdon këtë të shtunë me dy ndeshje interesante.

Java u hap ditën e djeshme, kur Ferizaj triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Feronikelit si mysafir.

Dueli interesant sot është ai mes Dukagjinit dhe Ballkanit.

Suharekasit ndodhen aktualisht lider në Superligë me 17 pikë të mbledhura, po aq sa ka edhe Malisheva në pozitën e dytë, shkruan Sinjali Sporti.

Dukagjini ndërkohë nuk ka pasur një start mjaft të mirë të kampionatit deri tani, ku pas 9 xhirosh rangohet e parafundit në tabelë me 9 pikë, me vetëm tre fitore, krahas 6 disfatave.

Ndeshja tjetër mjaft interesante është ajo mes Gjilanit dhe Llapit.

Gjilanasit vijnë pas një humbje në shtëpi ndaj Ferizajt, kurse Llapi po ashtu u mposht si mysafir ndaj Dukagjinit.

“Skifterat” ndodhen në zonën e barazhit, të pozicionuar në vendin e 8-të me 9 pikë të mbledhura pas 9 xhirosh, duke arritur vetëm dy fitore, krahas tre barazimeve dhe katër humbjeve.

Podujevasit ndërkohë ndodhen në pozitën e 5-të me 14 pikë të mbledhura, ku kanë katër fitore, dy barazime e tre humbje.

Të dyja duelet zhvillohen nga ora 13:00.

/GazetaSinjaliSport/