image Superliga e basketbollit rikthehet sot me dy sfida interesante

Basketboll

Superliga e basketbollit rikthehet sot me dy sfida interesante

news image

Superliga e Kosovës në basketboll, rikthehet sot me dy ndeshjet e para të javës së katërt.

Sfida e parë e kësaj xhiro është dueli ndërmjet Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizrenit, ku të dy skuadrat do të luftojnë për fitore.

Kuqezinjtë kanë një fitore e dy humbje, derisa prizrenasit një fitore e një humbje.

Sfidë interesante është ajo mes ish-kampionëve, Pejës dhe Golden Eagle Yllit, ku të dy skuadrat verdhezi synimin e vetëm e kanë fitore në këtë takim. Pejanët kanë një fitore e një humbje, derisa therandasit një fitore e dy humbje.

Ndërkohë, dy ndeshjet e fundit të javës së katërt do të luhen të dielën.

Derbi i kësaj xhiro është dueli mes skuadrave rivale dhe me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Të dy skuadrat në tri xhirot e para kanë nga dy fitore e një humbje. Mitrovicasit në edicionin e fundit fituan katër trofe, ku pikërisht në finalen e Superkupës shënuan fitore ndaj Sigal Prishtinës.

Java e katërt do të mbyllet me takimin ndërmjet Bashkimit dhe Borës. Prizrenasit janë skuadra e vetme pa humbje me tri fitore, kurse prishtinasit të vetmit pa fitore me tri humbje në tri xhirot e para.

Superliga/Java 4

Të shtunën takohen:

17:15 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni

19:00 Peja – Golden Eagle Ylli

Të dielën takohen:

17:15 Trepça – Sigal Prishtina

19:00 Bashkimi – Bora

/GazetaSinjaliSport/