image “Super aplikacioni” - platforma për të menaxhuar gjithçka në internetin e Rusisë

Aplikacione

“Super aplikacioni” – platforma për të menaxhuar gjithçka në internetin e Rusisë

news image

Do të mund t’i paguani taksat. Do të mund të shpërndani, pëlqeni, të ndërhyni në video. Do të mund të regjistroni fëmijën tuaj në kopsht. Do të mund t’iu dërgoni mesazhe miqve, të paguani gjobën e trafikut, të lëshoni muzikë, të gjeni një partner biznesi, romantik, dhe më shumë – dhe do të mund të thirreni për të luftuar në Ukrainë.

Të gjitha në një vend, në vetëm pak klikime për ta shkarkuar aplikacionin.

Çfarë mund të shkojë keq?

Quhet “super aplikacion”. Kina tashmë e ka të vetin, quhet WeChat.

Dhe duket se edhe Rusia do ta ketë të vetin – shumë shpejt.

Për vite, autoritetet ruse kanë ndërtuar infrastrukturë të re në atë që e quan “internet sovran”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë, e nisur në shkurt të vitit 2022, i ka rritur edhe më shumë përpjekjet në këtë drejtim, çka përfshin shpërbërjen e një prej kompanive më të admiruara në internet, Yandex.

Tani, autoriteteve u kërkohet të krijojnë një tjetër pajisje, për të cilën aktivistët dhe ekspertët thonë se do t’iu japë zyrtarëve më shumë mundësi për t’i mbikëqyrur shtetasit rusë – dhe për ta censuruar e manipuluar informacionin online.

“Përveç nëse objektivi kryesor është përmirësimi i jetës së njerëzve, arsyeja tjetër e qartë është për të pasur kontroll mbi të dhënat”, ka thënë Philipp Dietrich, zyrtar në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie të Huaja, dhe autor i një raporti për përpjekjet e Rusisë që të shtrijë më shumë kontroll mbi internetin.

“Për secilin shtet autoritar, ky është skenari i ëndrrave”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Ne i kemi dëgjuar këto fantazi për kohë të gjatë”, ka thënë Sarkis Darbinyan, ekspert ligjor për politika kibernetike në grupin avokues rus, Roskomsvoboda.

“Dhe, natyrisht, autoritetet ruse do të dëshironin të kishin një pikë të kyçjes për të gjitha rrjetet sociale, për mesazhet e shpejta, dhe për ta bërë atë përmes një llogarie shtetërore. Dhe tani, për shkak të ‘sovranizimit’ të internetit, gjithçka po ndodh shumë shpejt”.

“Megjithatë, mendoj se njerëzit nuk e kuptojnë këtë. Dhe ky është problemi”, ka thënë ai.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë ende vlerën e të mbrojturit të të dhënave personale”. /REL

/GazetaSinjali/