image Supë me kërpudha

Supë me kërpudha

news image

Supa me kërpudha është një recetë e lehtë që është e pasur me vlera ushqimore.

Ekzistojnë më shumë se katër mijë lloje kërpudhash, por vetëm 100 prej tyre janë të ngrënshme, transmeton Sinjali.

Kërpudhat përmbajnë vitaminën B3, e cila ndihmon në funksionimi ne duhur të sistemit nervor dhe vitaminën B2, e nevojshme për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut për metabolizmin e yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve.

Kërpudhat janë të dobishme në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe në frenimin e formimit të kolesterolit në arterie.

Përbërësit për të përgatitur këtë recetë:

350 gramë kërpudha të freskëta, 80 gramë gjalpë, gjysmë kokërr qepë e kuqe, 2 thelpinj hudhër, 20 ml verë e bardhë, kripë, piper, pak trumzë e thatë, 4 gota lëng pule, gjysmë filxhan ajkë qumështi dhe majdanoz.

Ja si ta përgatisni:

Si fillim lani dhe pastroni kërpudhat. Mund të përdorni çfarëdo lloj kërpudhe për këtë recetë.

Nëse nuk keni kërpudha të freskëta mund të përdorni kërpudha të thata, të cilat duhen zbutur në ujë dhe më pas i gatuani.

Merrni një enë dhe e vendosni në zjarr, ku shtoni gjysmën e gjalpit. Grini qepën hollë së bashku me hudhrën. Më pas hidhni kërpudhat, shtoni gjalpin e mbetur, kripë dhe pak trumzë. Më pas hidhni verën dhe I gatuani për 10 minuta, derisa të avulloj alkooli.

Më pas shtoni lëngun e pulës. Lini 30 minuta të zihen dhe më pas i kaloni në grirës me zhytje. Hidhni ajkë qumështi dhe pak piper dhe I leni 5 minuta në zjarr.

Kjo recetë përgatitet për 30 minuta dhe është e paraparë të shërbehet për katër persona./Sinjali/