image Sunny Hill Festival në Tiranë, rregullat që duhet të zbatoni

Muzikë

Sunny Hill Festival në Tiranë, rregullat që duhet të zbatoni

news image

Kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e Sunny Hill Festival Tirana 2022, gjithçka është pothuajse gati.

Teksa shitja e biletave po vazhdon organizatorët e festivalit kanë publikuar disa nga rregullat që duhet të ndjekin të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival.

Gjërat që duhet të dini:

1-Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç.

Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.

2-Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.

3-Për t’u futur, mos harroni:

Kartën ID/Pasaportën

Biletën (digjitale ose të printuar)

4-Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.

Sende të ndaluara:

Mjete të mprehta

Ushqim dhe pije

Produkte aerosoli (spraj)

Parfume

Narkotikë ose substanca të ndaluara

Çakmakë

/GazetaSinjali/