image Sulmuesi i klubit anglez shfaq publikisht orientimin e tij si homoseksual

Futboll

Sulmuesi i klubit anglez shfaq publikisht orientimin e tij si homoseksual

news image

17-vjeçari ka ndjekur hapat e Josh Cavallo dhe Matt Morton për të zbuluar publikisht orientimin e tij.

Sulmuesi i Blackpool, Jake Daniels, është shfaqur publikisht si homoseksual, duke u bërë lojtari i parë në futbollin anglez që e bën këtë që nga Justin Fashanu.

17-vjeçari, i cili bëri debutimin e tij të parë për klubin në fillim të këtij muaji kundër Peterborough United në Championship, i bashkohet një grupi të rrallë sportistësh profesionistë në lojën e meshkujve për t’u identifikuar si LGBTQ+.

Daniels ndjek hapat e mesfushorit mbrojtës të Adelaide United, Josh Cavallo dhe menaxherit të Thetford Town, Matt Morton, dhe foli për mbështetjen e madhe nga familja dhe shokët e skuadrës që kur zbuloi orientimin e tij.

/GazetaSinjaliSport/