image Sulmuesi i Chelseat, i gatshëm të transferohet në MLS

Futboll

Angli/ Sulmuesi i Chelseat, i gatshëm të transferohet në MLS

news image

Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud, ka bërë me dije se ardhmja e tij do jetë te MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një intervistë për RMC Sport, francezi ka deklaruar se një sfidë e tillë do të ishte interesante për 32 vjecarin, shkruan Sinjali.

“Kalimi në MLS, dhe mbarimi i karrierës time atje? Do të ishte interesante edhe për familjen time, pasi ata janë folës të gjuhës angleze amtare. Unë nuk e di kur, por patjetër që do të isha i hapur për atë lloj sfide, theksoi Giroud.

Francezi ka kontratë me Chelsea deri në qershor të vitit 2020. /Sinjali