image Sulmojnë policët, arrestohen babë e bir në Klinë

Kosovë

Siguri/ Sulmojnë policët, arrestohen babë e bir në Klinë

news image

Babë e bir janë arrestuar në Klinë për shkak se kanë sulmuar dy zyrtarë policorë, duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë ndaluar me aktvendim të Prokurorit të shtetit. Për të dyshuarit prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Nikçi. / Gazeta Sinjali/