image Sulmoi KFOR-in dhe Policinë, Dejanoviq dënohet me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë

Drejtësi

Sulmoi KFOR-in dhe Policinë, Dejanoviq dënohet me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë

news image

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë të akuzuarin Lazar Dejanoviq, i cili ngarkohej nga Prokuroria Speciale për huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar në protestat e dhunshëm në veri të vendit më 2023-n.

Atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pasi që palët thanë se nuk do të ushtrojnë ankesë lidhur me lartësinë e dënimit, gjyqari Valon Kurtaj e shpalli vendimin mbi dënimin që tash, të formës së prerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktakuza ndaj të pandehurit Dejanoviq është ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 tetor 2024.

/GazetaSinjali/