Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht qoftë nga bashkëmoshatarë apo edhe persona të moshës madhore, raporton Gazeta Sinjali
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur të dielën në Gjakovë, ku një vajzë e mitur dyshohet është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore.
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia, si dhe kanë bërë me dije se i dyshuari është një 18-vjeçar, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.