image Sulmohet punëtori i sigurimit në bankën TEB në Drenas, arrestohet 32-vjeçari i dyshuar

Siguri

Sulmohet punëtori i sigurimit në bankën TEB në Drenas, arrestohet 32-vjeçari i dyshuar

news image

Në bankën TEB në qytetin e Drenasit sot ka ndodhur një incident, ku është sulmuar një punëtor i sigurimit nga një qytetar, i cili dyshohet se iu kishte shkaktuar telashe punëtorëve të bankës, në orët ë mëngjesit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se qytetari me inicialet H.M., 32-vjeçar, po dyshohet se e ka goditur me grushte punëtorin e një kompanie, i cili shërben si sigurim në këtë bankë dhe tentoi ta largojë të dyshuarin nga banka.

Veprimi i tij e mllefsoi të riun, i cili pa një pa dy iu vërsul, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka viktima u detyrua të kërkojë ndihmë mjekësore fillimisht në Drenas, e më pas në Qendrën Klinike Universitare, për shkak të lëndimeve të rënda trupore.

Në anën tjetër, Policia ka arritur të intervenojë, duke e arrestuar të dyshuarin, i cili pas shoqërimit në stacion policor, është intervistuar nga hetuesit dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shteti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/