image Sulmohet një infermier në repartin Psikiatrik të QKUK-së

Siguri

Sulmohet një infermier në repartin Psikiatrik të QKUK-së

news image

Gazeta Sinjali në vazhdimësi raporton kur ndodhin sulmet ndaj personelit shëndetësor. Një e tillë ka ndodhur edhe dje rreth orës 02:00 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet e Sinjalit kanë treguar se një infermier nga reparti Psikiatrik në QKUK, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht.

Sinjali mëson se infermieri ishte duke ia bërë një kontroll mjekësore të dyshuarit, i cili kishte qenë nën ndikim të narkotikëve.

Po ashtu, i njëjti është ndaluar për tretman mjekësor në Psikiatri. /Gazeta Sinjali/